E frikshme, 6 ditë, 6 vrasje në Shqipëri nga atentatet mafioze te krimet në familje

schedule18:30 - 7 Qershor, 2021

schedule 18:30 - 7 Qershor, 2021

Nga Xhensila Kodra

Në një kohë që Shqipëria po bëhet gati për të pritur turistët, disa nga qytetet bregdetare po përballen me krime të rënda. Në 6 ditët e para të këtij muaji kanë ndodhur gjithsej 6 vrasje me 6 viktima. 3 prej tyre kanë qenë atentate të tipit mafioz e që ende nuk janë zbardhur nga policia.

Vrasja e parë ndodhi më 1 qershor, në Tepelenë. U ekzekutua tregtari Çajup Selimi. 52 vjeçari iu bë pritë në shkallët e pallatit ku jetonte. Një tjerr vrasja pa autor është dhe ajo e Shkëlzen Velajt në Vlorë. Ndaj 35vjecarit  u zbraz një karikator kallashnikovi. Si në rastin e Tepelenës, dhe Velaj u vra në derë të shtëpisë.

Pak minuta pas kësaj ngjarje, një tjetër krim u raportua nga policia. Në fshatin Fier i Ri të Lushnjës, Rako Qorri u vra nga komshiu i tij, ndërsa i plagosur mbeti edhe i biri. Ngjarja ndodhi për shkaqe banale. Më 4 qershorit Tirana u trondit nga një tjetër vrasje.

Në një lokal në afërsi të Gjykatës Civile, Kudret Salia u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari. Ky i fundit u arrestua një orë pas krimit. Në pranga u vu edhe vajza e tij, Dhurata si bashkëpunëtore. Ngjarja ndodhi për shkak familja e saj nuk pranoni divorcin e kërkuar nga Kudret Salia.

Mbrëmja e kësaj të diele u mbyll me dy viktima. Gramoz Memaj vritet në një atentat në Ksamil, ndërsa në Shkodër, Diana Vukaj u qëllua për vdekje nga vëllai i saj. Nga 1 qershori i vitit 2021 janë shënuar gjithsej 32 vrasje, 12 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

VRASJET NE 6 DITE

Data 1 vritet Çajup Selimi

Data 3 vritet Shkëlzen Velaj

Data 3 vritet Rako Qorri

Data 4 vritet Kudret Salia

Data 6 vritet Gramoz Memaj

Data 6 vritet Diana Vukaj

 

d.b/Abcnews.al