E frikësuar për dimrin, Bullgaria gati të negociojë sërish me Gazpromin

schedule16:57 - 22 Gusht, 2022

schedule 16:57 - 22 Gusht, 2022

Bullgaria, një nga vendet e para evropiane që ndërpreu furnizimin me gaz rus në prill, ka bërë sot të ditur se është gati që të rinegociojë me Gazprom-in duke marrë parasysh që përpara është dimri.

Vendi, i cili është i varur nga Moska për plotësimin e nevojave të tij energjitike, ka refuzuar të paguajë për gazin natyror në rubla dhe ka shtuar përpjekjet për të diversifikuar burimet e furnizimit.

Ministri në detyrë i Energjisë Rosen Hristov deklaroi në një konferencë për shtyp, se “tani është e pashmangshme” që negociatat me Gazprom Export ” të rifillojnë me dërgesat e kontratës aktuale ” e cila skadon në fund të dhjetorit.

Siç shpjegoi ai, kjo është zgjidhja e vetme për të mbajtur faturat e biznesit në një nivel të pranueshëm. Hristoff më herët u kishte bërë thirrje sindikatave dhe punëdhënësve që të mbështesin këtë ndryshim strategjie.

“Negociatat me Gazprom do të jenë të vështira ,” paralajmëroi ai, duke theksuar se vazhdimi do të varet nga qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetorit.

Duke reaguar ndaj sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë me rastin e pushtimit të Ukrainës , presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që blerësit e gazit natyror nga vendet ” jomiqësore ” të paguajnë në rubla.

Ndryshe, ai kërcënoi se do t’ua ndërpresë furnizimin. Vendet që nuk iu bindën panë sesi rubineti u mbyll: përveç Bullgarisë, po ashtu edhe Polonia, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Letonia. Në vendet e tjera, flukset u ulën me rreth 70% në korrik, në bazë vjetore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!