Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka paditur televizionin amerikan “ABC News” dhe prezantuesin Jorgos Stefanopulos, për shpifje, pasi e etiketuan atë si “përdhunues”
Stefanopoulos pyeti perfaqësuesen republikane në Kongres Nancy Mace në një intervistë se pse ajo e ka mbështetur Trump, i cili u gjet përgjegjës për abuzim seksual me shkrimtaren E Jean Carroll, duke pasur parasysh historinë e saj personale.
Kjo pyetja i është drejtuar Mace, një mbështetëse e Trump, pas rrëfimit të saj se ajo u përdhunua nga një shok klase kur ishte 16 vjeç.
“Ju miratuat Donald Trump për president. Gjyqtarët dhe dy juri të veçanta e kanë gjetur atë përgjegjës për përdhunim dhe për shpifje të viktimës së përdhunimit. Si e krahasoni mbështetjen tuaj për Donald Trump me dëshminë që sapo pamë?” Z. Stefanopoulos e pyeti Mace.
Kjo e fundit në mënyrë të përsëritur tha se ishte ofenduar nga linja e marrjes në pyetje. Vitin e kaluar, një juri e Nju Jorkut zbuloi se Trump abuzoi seksualisht me zonjën Carroll në vitin 1996, por nuk zbuloi se ish-presidenti e kishte përdhunuar atë.
Teksa ish presidenti amerikan nis një tjetër betejë ligjore. Peter Navarro, ish-ndihmës i Shtëpisë së Bardhë në kohën kur ka qene president
Donald Trump, është dërguar në një burg në Miami.
Në këtë mënyrë ai ka shkruar histori si ish-zyrtari i parë i Shtëpisë së Bardhë që burgoset për shpërfillje të dënimit të Kongresit.
Navarro është dënuar me katër muaj burgim pasi refuzoi thirrjen nga Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021, në Capitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Para se të dërgohej në burg, Navarro e ka quajtur çështjen kundër tij si “sulm të paprecedentë ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve”.
/abcnews.al