E ëma e la vetëm për 6 ditë: Gjendet e pajetë vogëlushja në Itali, shkak dyshohet të jetë uria

schedule16:48 - 26 Korrik, 2022

schedule 16:48 - 26 Korrik, 2022

Një vajzë e vogël në Itali, që u gjet pa shenja jete, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e urisë. Diana e vogël, një vjeç e gjysmë, u gjet e pajetë pasi e ëma Alessia Pifferi e kishte lënë prej gjashtë ditësh vetëm në shtëpi.

Mjekët ligjorë e kanë ekzaminuar trupin e vogëlushes dhe nuk kanë gjetur një shkak të mundshëm për vdekjen, dhe për këtë arsye janë rezervuar me përgjigjet për të pasur të dhëna më të sakta nga hetimet e mëtejshme.

Do të duhen disa javë për një raport të parë nga ekspertët, të caktuar në hetimin e skuadrës së lëvizshme, të koordinuar nga prokurori i Milanit, Francesco De Tommasi. Megjithatë, nga sa raportojnë mediat në vend, do të jetë e vështirë të identifikohet shkaku i saktë i vdekjes.

Siç raporton Il Giorno, mjekët konfirmuan se vajza e vogël me shumë gjasa ka humbur jetën si shkak i urisë dhe etjes.

Nga analizat e mëtejshme të autopsisë mund të dihet se kur ka vdekur fëmija gjatë atyre 6 ditëve në të cilat ajo ka mbetur vetëm. Tani për tani duket se vdekja ka ndodhur para 24 orëve para zbulimit të trupit.

Nëna përballet me burgim të përjetshëm

Nëse do të konstatohet se nëna i kishte dhënë fëmijës benzodiazepina për ta trullosur dhe për të mos e lejuar që të qajë, akuza e vrasjes me dashje mund të rëndohej edhe duke njohur qëllimin dhe paramendimin e plotë.

Në çdo rast, procedura, e cila mund të kalojë edhe përmes këshillimit psikiatrik të mbrojtjes ose kërkesës për ekspertizë të shëndetit të saj mendor, në të gjitha raste, me të gjitha akuzat ajo mund të përballet me burgim të përjetshëm. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!