E ekzekutuan me breshëri plumbash, Stresi publikon videon e fundit të Brilant Martinajt, mesazhi që përcjellë

schedule10:50 - 18 Korrik, 2022

schedule 10:50 - 18 Korrik, 2022

Reperi i njohur, Stresi tregoi mbrëmjen e djeshme se kishte miqësi të ngushtë me Brilant Martinajn, një nga viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë Arbër Hoxha dhe Diklen Vata. Ai publikoi në Instagram dhe bisedën e tyre të fundit në Whatsapp.

LEXO EDHE: FOTO/U vra me breshëri plumbash, kushëriri i Ervis Martinajt shok i ngushtë me Stresin

Ndërkohë, pak minuta më parë, Stresi ka ndarë në Instastory një video të Martinajt nga makina, ku shfaqet duke kënduar një ndër këngët e tij dhe thotë: “Kështu e ka jeta, mos u mërzit”.

LEXO EDHE:FOTO/U ekzekutua me breshëri plumbash, Stresi publikon bisedën e fundit me Brilant Martinajn

Reperi e ka shoqëruar videon me disa “emoji” të trishtuara.

Kujtojmë që ndaj viktimave u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve, autorët zbrazën rreth 80 plumba mbi makinën që ndodheshin viktimat.

Autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Brenda makinës u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!