Butrinti ka marrë vendin e parë në grupin B të Kategorisë së Dytë, por mund ta humbë sërish pasi Maliqi ka një ndeshje më pak. Sarandiotët kanë fituar sot në transfertë kundër Përmetit me një gol të brazilianit Merando.
Pikë të plota ka marrë edhe Labëria e vendit të tretë, që kaloi me sukses Këlcyrën. Hasanaliaj shënoi golin që vendosi fatet e kësaj ndeshje. Nuk ka falur as Devolli, që mposhti Skraparin me rezultatin 7-0.
Qeleshi spikati, me tre gola të shënuar në pjesën e parë. Fitore edhe për Memaliajn dhe Tepelën, që në shtëpi likuiduan respektivisht skuadrat e Albpetrolit dhe Gramozit. / abcnews.al
KATEGORIA E DYTË – JAVA 17
Këlcyra-Labëria 0-1
Shënues: Hasanaliaj 24’
Memaliaj-Albpetrol 2-1
Shënues: Lalaj 17’, 46’ / Hidresha (pen.) 22’
Tepelena-Gramozi 2-0
Shënues: Xhafa (pen.) 49’, Jaupaj 69’
Devolli-Skrapari 7-0
Shënues: Qeleshi 15’, 36’, 42’, Pelo 66’, Ametlli 75’, Fifo 87’, Ago 89’
Përmeti-Butrinti 0-1
Shënues: Merando 63’