Weston McKennie erdhi te Juventus nga Schalke 04 në verën e shkuar dhe menjëherë arriti të ambientohet dhe të lërë gjurmë me lojën e tij ndeshje pas ndeshje.
Edhe Allegri e konsideron të rëndësishëm për ekipin, por raportimet e fundit tregojnë se bardhezinjtë mund ta humbasin këtë merkato 22-vjeçarin.
Tuttosport, medie torineze, bën me dije se Premier League mund të jetë destinacioni i ri i “Pitbullit” të mesfushës. Disa klube angleze interesohen për të riun.
Juventus nuk e ka në listën e shitjes McKennie, por në rast se vjen një ofertë e parefuzueshme, do e “pleqëronin”. Tratativat nuk nisin për më pak se 30 milionë euro. /abcnews.al