E duan Juventusi e Chelsea, Milik vendos për të ardhmen

schedule20:47 - 15 Janar, 2021

schedule 20:47 - 15 Janar, 2021

Arkadiusz Milik do largohet këtë muaj, por duket se e ka të vështirë zgjedhjen, mes disa ofertave në tavolinë. Napoli prej muajsh e shtyn të arrijë një marrëveshje për ta shitur dhe duket se Milik e ka bërë zgjedhjen e tij.

Olympique Marseille mësohet se e ka bindur polakun dhe ka arritur një marrëveshje personale. Tashmë radhën e kanë negociatat me Napolin, që në fakt janë edhe hallka më delikate e zinxhirit.

Oferta e parë e francezëve është 7 milionë euro, por nga ajo që raportojnë mediet franceze, Napoli do e refuzojë këtë ofertë.

Milik nuk luan që nga fillimi i sezonit sepse është përjashtuar nga skuadra për shkak se nuk pranon rinovimin. Për Milik në të shkuarën janë interesuar klube si Juventus e Chelsea. /abcnews.al