Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E duan Juventusi dhe Napoli, habitet Nedim Bajrami: Seriozisht e keni?!

schedule12:57 - 15 Mars, 2021

schedule 12:57 - 15 Mars, 2021

Nedim Bajrami po bën shumë mirë me Empolin, skuadër që kryeson Serie B. Mesfushori ofensiv numëron 5 gola dhe 9 asiste këtë sezon. 22-vjeçari i lindur në Zvicër, ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi të Shqipërisë dhe do të grumbullohet për ndeshjet eliminatore të Katar 2022.

Juventusi dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e tij, teksa Bajrami shprehet i habitur në prononcimin e dhënë për Gazzetta dello Sport, aty ku flet edhe për stilin e tij të lojës dhe objektivin Serie A me skuadrën e Napolit.

Jam një lojtar të cilit i pëlqen të sulmojë, kam luajtur edhe si sulmues i majtë. Po punoj për t’u përmirësuar në fazën defensive, është shumë e rëndësishme një gjë e tillë. Serie B është një kampionat i vështirë dhe i sikletshëm, por fitorja me Vicenza na ka dhënë shumë besim.

Le të vazhdojmë kështu përpara, jemi në rrugën e duhur për t’u ngjitur në Serie A. Më kërkojnë Juventusi dhe Napoli? Me të vërtetë? Nuk e dija, për momentin mendoj vetëm për Empolin“, deklaroi lojtari i talentuar shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!