Harry Kane është një nga qendërsulmuesit më të mirë në planet. Anglezi është një prodhim i Tottenham, kapiteni i ekipit dhe goleadori kryesor i skuadrës së Jose Mourinhos.
27-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me “Gjelat” e Londrës. Interesimi për të nuk mungon. Manchester City e cilëson si pasuesin perfekt të Sergio Agueros.
Pëlqim të madh ka edhe nga PSG, aq më tepër tani që në stolin e kampionëve të Francës është ulur Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Spurs.
Argjentinasi ka një lidhje speciale me Kane dhe bomberi anglez shihet si zëvendësuesi perfekt i Kylian Mbappe (mund të largohet drejt Real Madrid në verë).
Gjithsesi, Tottenham nuk ka aspak ndërmend të shesë. Independent raporton se drejtuesit kanë nisur nga puna për rinovimin e kontratës.
Kanë përfiton aktualisht 200 mijë paund në javë, por kontrata e re do të sjellë edhe rritjen e rrogës së liderit të ekipit londinez. /abcnews.al