“E drejta e Pashkut për të bërtitur”, Tahiri: Pejic i humbi 1 milion euro Kukësit…

schedule23:46 - 17 Shtator, 2020

schedule 23:46 - 17 Shtator, 2020

Ermal Tahiri, i përhershëm në emisionin “Pressing” në ABC News, flet rreth ndeshjes Laçi-Hapoel Beer Sheva, sfidë që u fitua 1-2 nga ekipi izraelit me dy gola të shënuar në shtesa.

Kemi mungesë lideri te Laçi. Ekipi duhet të mblidhet edhe pasi pëson gol. Qendrat duhet të flasin, edhe portieri. Ekipi mblidhet për 3 minuta, të paktën ta çonin në shtesa. As Hapoeli nuk besonte se do e kthente, për shtesa po tentonin.

Duhet të mbizotërojmë topin, nëse duam të kualifikohemi ndaj një ekipi me nivel më të lartë. Gjithmonë do jemi sa mirë ka bërë Laçi? Brenda ka edhe përqendrim lojtarësh, vendosje, ka edhe gabim lojtari.

A ka të drejtë të ulërasë Pashku (Laska, presidenti i Laçit)? Varet si e sheh, nga kush këndvështrim. Ka qenë edhe një lojtar tjetër te Kukësi që humbi një penallti, duke humbur 1 milion euro. Flas për Pero Pejic kur ishte me Kukësin.

Këto ndodhin në futboll. Unë shoh si u përgatit ndeshja nga trajneri dhe si lojtarët iu përgjigjën trajnerit. Për një shpërqendrim, edhe unë, edhe ti, edhe Pashku mund të gërthasë. Në përgjithësi, Laçi duhet të jetë i kënaqur me këtë ecuri. Ishte një fat i keq“, deklaron Tahiri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!