“E doja Sabrinën”, Elton Metaj ia plas së qarës në sallë, gjykatësit ndërpresin seancën

schedule11:56 - 14 Shtator, 2021

schedule 11:56 - 14 Shtator, 2021

Gjykata e Fierit këtë të martë ka lënë në burg 31 vjeçarin Elton Metaj, i cili gati një javë më parë ka ekzekutuar me armë zjarri ish bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjatë gjithë seancës gjyqësore ai ka qenë i prekur dhe herë pas here dhe ka qarë.

Në deklaratën e tij ai ka pohuar se Sabrinën e donte por presioni që i bënte herë pas here vjehrri e ka detyruar që të marrë këtë vendin.

“E doja vajzën, por e bera për shkak të kërcenimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit, armen e bleva për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e prindërve të ish gruas së tij në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

LEXO EDHE:U vra nga ish-bashkëshorti me bukë në gojë, thirret protestë në Tiranë për rastin “Sabrina”

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!