E do Juventusi me ngulm, Lyoni gati të negociojë për yllin e mesfushës

schedule14:37 - 21 Mars, 2021

schedule 14:37 - 21 Mars, 2021

Hussem Aurar është një nga talentet më të mirë në mesfushë dhe Juventus e kërkon më endje prej muajsh. E deshën në verë, por nuk e arritën sepse Lyon nuk e la të largohej.

Tashmë klubi francez ka ndërruar mendje dhe ka vendosur ta shesë, për shkak se kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe merkato e verës është  mundësia e fundit për të fituar para nga shitja e tij.

 

Mësohet se francezët i kanë vënë edhe çmimin. 40 milionë euro duhet të paguajë Juventus për të bërë të tijin talentin francez. Real Madrid mund të hyjë gjithashtu në skenë për të. /abcnews.al