E do gjysma e Europës, Spanja e grumbullon për herë të parë

schedule13:24 - 8 Nëntor, 2019

schedule 13:24 - 8 Nëntor, 2019

Trajneri i Spanjës, Roberto Moreno, ka bërë publike listën e lojtarëve për dy ndeshjet ndaj Maltës dhe Rumanisë. Në emrat e publikuar ka vetëm një hyrje të re. Bëhet fjalë për Daniel Olmo, i cili ka fituar ftesën nga Moreno për ndeshjet e nëntorit.

Sulmuesi i Dinamo Zagreb ka treguar potencialin e tij në Kroaci, ku dhe trajneri e ka vlerësuar duke i dhënë mundësinë të grumbullohet me kombëtaren. 21-vjeçari është aktivizuar dhe me kombëtaren e Spanjës U21 muajt e fundit duke shënuar dhe 3 gola. Gjithashtu, në grumbullim rikthehen Paco Alcacer dhe Alvaro Morata, pasi munguan në ndeshjet e tetorit.

LISTA E SPANJËS PËR NDESHJET KUNDËR MALTËS DHE RUMANISË
PORTIERË: David de Gea, Kepa Arrizabalaga, Pau Lopez.
MBROJTËS: Dani Carvajal, Jesus Navas, Jose Gaya, Bernat, Raul Albiol, Inigo Martinez, Sergio Ramos, Pau Torres.

MESFUSHORË: Sergio Busquets, Thiago, Rodri, Saul, Santi Cazorla, Fabian Ruiz.
SULMUES: Rodrigo Moreno, Mikel Oyarzabal, Paco Alcacer, Gerard Moreno, Alvaro Morata, Dani Olmo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!