E dizenjuar për rrugë dhe pista, Ferrari prezanton “perlën” e radhës

schedule12:54 - 29 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 29 Shtator, 2020

Ferrari ka prodhuar makina fantastike gjatë historisë së tij, por makina më e re është cilësuar si një perlë e vërtetë.

Janë dashur dy vjet për krijimin e Ferrari Omologata, që është e bazuar te Ferrari 812 Superfast.

Frymëzuar nga makinat e garave GT, Ferrari i ri është dizenjuar për rrugë dhe për pista.

Ferrari Omologata ka një motor V12. Ndërsa sa i përket çmimit, marka italiane nuk ka dhënë asnjë informacion, por ka mundësi që të kushtojë më shumë sesa 812 Superfast, që sot blihet me rreth 350.000 euro. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!