Superliga u ndalua si projekt, por zhvillimet në lidhje me të nuk kanë të ndalur dhe nga SHBA vjen një lajm shumë i bujshëm. New York Times pas një investigimi ka zbuluar se pas projektit të Superligës qëndron FIFA, saktësisht kreu i saj Gianni Infantino.
Artikulli i prestigjozes amerikane, duke iu referuar burimeve të brendshme të FIFA-s dhe dokumenteve origjinale të marrëveshjes së Superligës, zbulon se kreu u qeverisë botërore të futbollit e dinte shumë mirë dhe ka qenë në kontakt me 12 klubet pjesëmarrësve të Superligës.
Gjithashtu, në dokumentet e siguruara shkruhet se marrëveshja me FIFA-n në lidhje me Superligën është një nevojë e domosdoshme. Gjatë deklaratave të tij, Infantino ka qenë kundër Superligës, por deklaratat e tij të plogështa ranë në sy dhe ishte kreu i La Liga, Javier Tebas, që e vuri në dukje dhe hodhi i pari dyshimet.
Nga ajo që raporton burimi i mësipërm kontaktet mes njerëzve të afërm të Infantinos dhe klubeve të Superligës kanë nisur që në vitin 2019. Infantino në bisedimet e tij me 12 klubet kishte bërë të qartë se nga FIFA nuk do ketë asnjë penalizim dhe ata do të marrin pjesë në formatin e ri të Kupës së Botës për klube. /abcnews.al