Si zakonisht në periudhën e pandemisë, Partizani ka vendosur të përgatitet në Ohër, ku sot ka programuar miqësore ndaj Shkupit, e cila luhet në orën 17:30. Të kuqtë kanë zbuluar edhe formacionin e skuadrës dhe bie në sy një emër i njohur në Kategorinë e Parë.
Nico Paterni është vendosur në krahun e djathtë të difensivës nga minuta e parë sot. Në dy sezonet e fundit 25-vjeçari ka qenë pjesë e Dinamos. Në faqen e klubit blu nuk ka asnjë njoftim në lidhje me largimin e tij, ndërkohë që e njëjta situatë është edhe te Partizani në lidhje me afrimin.
Ajo që mund të kuptojmë është se italiani nga Terni është pjesë e Partizanit tashmë dhe sot debuton me fanellën e kuqe. Mbetet për t’u parë nëse është thjesht një periudhë prove dhe më pas do vijë konfirmimi, apo Paterni është përfundimisht pjesë e të kuqve. /abcnews.al