Kërcënimi i Antonio Contes befasoi botën e futbollit. Një zarf me një plumb dhe mesazh të qartë kundrejt trajnerit të Interit u dërgua në zyrat e klubit zikaltër disa ditë më parë.
“E dimë ku jeton“, ishte shkruar brenda zarfit të ardhur nga Firence, një veprim që tregon se kërcënuesit janë më shumë se një person. Prefektura e Milanos e ka vendosur trajnerin e njohur nën vëzhgim, teksa dje u mor në pyetje nga Karabinierët e Njësisë Hetuese të Milanos.
Moment i vështirë për trajnerin leçez, i cili shpreson që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje e hidhur dhe t’i rikthehet qetësisë bashkë me familjarët e tij. /abcnews.al