“E dhimbshme! Po kërkojmë numrin”, “show” për Leo Messin në “Twitter”

schedule20:12 - 2 Janar, 2021

schedule 20:12 - 2 Janar, 2021

Lionel Messi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe tani i lind e drejta të diskutojë me çdo klub për t’u transferuar në verë me parametra zero.

Në rrjetet sociale kanë nisur shakatë, me një fans që etiketon klubin e Pescara me fjalinë “do e bëjmë një tentativë”.

Klubi, ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, i përgjigjet fansit në Twitter, duke shkruar: “Një moment, po kërkojmë numrin e telefonit”.

Edhe në Rusi nuk kanë qëndruar duarkryq, me Spartak Moscow që ka postuar një mesazh duke i shkruar yllit argjentinas dhe përgjigjen e tij jo. “Dhimbje” është diçitura e klubit rus, që sigurisht e bën gjithçka në kuadrin e shakasë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!