Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, të cilën e themeloi tre dekada më parë. Në një intervistë në Euronews Albania, Kim është pyetur nëse e kanë detyruar Lulzim Bashën që të merrte atë vendim për Berishën.
Diplomatja amerikane thotë se ndërkohë që flitet vazhdimisht për peng dhe kukull, ata janë të rritur. Kim pohon se Bashës i janë dhënë informacione për pasojat dhe ai mori vendimin.
Lexo edhe: Nga DASH te CIA, Yuri Kim tregon kush i mblodhi provat për të shpallur “non grata” Berishën
“Ka një tendencë për të folur kush është peng, kukull, kush është blerë e shitur. Jemi të gjithë të rritur. Marrin vendim bazuar në informacione. I ofruam Bashës informacion lidhur me pasojat. Besoj se mbi ato informacione, Basha e të tjerë morën vendimin e tyre. Fakte Bashës privatisht? Epo bisedat private janë private. Basha mori vendimin e tij, të gjithë jemi përgjegjës për vendimet tona”, ka deklaruar Kim. g.v/abcnews.al