E dashura e studentit të Kolegjit të Bostonit, pranon fajin për vetëvrasjen e tij

schedule02:49 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 02:49 - 24 Dhjetor, 2021

Një ish studente e Kolegjit të Bostonit është deklaruar, fajtore për vrasje të pavullnetshme në lidhje me vetëvrasjen e të dashurit të saj 2 vjet më parë. Inyoung You u dënua dy vjet e gjysmë burgim me kusht raporton “BBC”. I dashuri i saj Alexander Urtula u vetëvra duke u hedhur nga tarraca e një parkingu pak orë para ceremonisë së diplomimit në 20 maj 2019.

Prokurorët thanë se ajo ka pasur sjellje abuzive kundrejt të dashurit të saj dhe që i ka kërkuar që të vrasi veten. Inyoung You u dënua ditën e martë nga një gjykatë në Boston. Gjykata vendosi që ajo do të kurohet për probleme të shëndetit mendor dhe do të kryejë 300 orë punë në shërbim të komunitet.

Sipas websitet “Boston Herald”, Inyoung You nuk bëri asnjë koment mbi ngjarjen ndërsa avokati i saj tha që klientja e tij ishte shumë e shqetësuar. Prokurorja Rachael Rollins deklaroi që Inyoung You ka abuzuar verbalisht dhe psikologjikisht të dashurin e saj gjatë lidhjes së tyre 18 mujore.

Prokurorja tha se Inyoung You po gjurmonte të dashurin e saj ditën e vetëvrasjes së tij dhe që shkoi në parkingun ku ai humbi jetën. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!