E çuan për kurim në Itali, vdes njëra nga vajzat që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Velipojë

schedule11:10 - 11 Korrik, 2021

schedule 11:10 - 11 Korrik, 2021

Shtatë ditë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Velipojë ku u plagos ka ndërruar jetë në Itali njëra nga vajzat e familjes Gjoka.

Gazetari i “ABC” në Shkodër Simon Shkreli mëson se Danjela Gjoka 19 vjeçe nuk ka mundur që të përballojë plagët e rënda nga djegia duke mbyllur përgjithmonë sytë në Itali, 5 ditë pasi u dërgua për kurim të specializuar

Ndërkohë që nëna e saj Alketa, motra Klarisa 15 -vjeçe dhe vëllai Enriku 12 vjeç janë nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Danjela Gjoka

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 4 korrik. Hoteli 3 katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit si shkak i rrjedhjes së gazit nga një bombol kampingu 3-5 kg.

Fatmirësisht në hotel nuk kishte turistë në momentin që ndodhi shpërthimi.

Nëna e Alketa Gjokës tregoi për “ABC” se vajza e saj ishte duke bërë kafen, por kur ka ndezur shkrepësen flaka është përhapur deri në shtratin e fëmijëve.

Të plagosurit fillimisht u dërguan në Tiranë, por duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore si pasojë e shkallës së lartë të djegies u dërguan në Itali, por Danjela Gjoka ndërroi jetë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!