E bukur turqishtja, por …

schedule10:26 - 21 Janar, 2022

schedule 10:26 - 21 Janar, 2022

Nga Edi Oga

Kam lexuar këto ditë disa postime në lidhje me njëfarë shtrëngimi nga autoriteti arsimor shtetëror për masivizimin e mësimit të gjuhës turke në shkollat 9-vjeçare!

Nuk ka asgjë të keqe të rekomandosh mësimin e një gjuhe të një populli mik! Turqia është një komb i madh, me kulturë dhe arsim të zhvilluar. Qindra e mijëra nga profesionistët më të zotë që punojnë sot në Shqipëri, janë shkolluar në Universitet më të mira të Turqisë.

Nuk e di nëse ata do të kishin dashur të studionin në Londër, Paris, Berlin apo Romë më përpara sesa në Stamboll e Ankara, por unë dhe shumë të njohur të mitë, po përpiqemi që fëmijët tanë të zgjedhin ato të parat. Prandaj kërkesës së drejtorisë nën presion nga lart, që ime bijë të mësojë turqisht si gjuhë të dytë në klasën e 6-të, i përgjigjem negativisht. Ajo fillimisht duhet të

mësojë anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht dhe italisht. Pasi të ketë kryer punë me këto, mund të mësojë turqisht. Madje nëse ka dëshirë dhe kohë, mund të mësojë edhe greqisht, rusisht e kinezisht! /abcnews.al