Që nga rikthimi pas infektimit me koronavirus Thomas Strakosha nuk është më titullar te Lazio dhe ky fakt duket se do ndikojë direkt në të ardhmen e tij. Nga Italia raportohet se ai është shumë pranë largimit dhe drejtuesit po punojnë për ta shitur në këtë merkato për shkak të sjelljes së tij.
Burime të brendshme të klubit tregojnë se dëmtimi muskulor i raportuar dje mund t ketë qenë i stisur. Strakosha ka pasur një mosmarrëveshje me stafin teknik dhe ka kundërshtuar pastër ata. Caicedo ka dalë jashtë listës së merkatos dhe në të është futur Strakosha.
Thomas është ankuar për aktivizimin e vazhdueshëm të Reinas dhe lënien e tij në stol, teksa Tare i kishte thënë se do mundohej ta rikthente sa më shpejt të mundej titullar. Mësohet se para ndeshjes së fundit, kur Strakosha mori vesh se nuk do luante nga minuta e parë, hodhi dorezat në tokë dhe la stërvitjen në mes, duke u larguar direkt në shtëpi.
Më pas doli shqetësimi muskulor, për të mos e bërë zënkën me klubin publike. Nga ana tjetër tashmë Lazio është vënë në lëvizje për ta shitur gardianin e kombëtares sonë dhe në skenë ka dalë Premier League. Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe rinovimi nuk dëshirohet nga ana e lojtarit. /abcnews.al