Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E bujshme! Vedat Muriqi kërkohet nga gjiganti francez

schedule17:35 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 17:35 - 8 Dhjetor, 2019

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Fenerbahce. Sulmuesi i Kosovës ka kirjuar një raport të pandarë me golin dhe po gjen rrjetën në mënyrë konstante.

Muriqi shënoi një dopietë në takimin e fundit të Fenerbahce, duke treguar dhe njëherë tjetër se është në formë të shkëlqyer. Paraqitjet e bomberit dardan nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadrat më të njohura në Europë.

Skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e Muriqit është Monaco. Klubi i Principatës po kërkon një sulmues shtatlartë që të komplimentojë lojën e Ben Yedder, i cili preferon të luajë sulmues i dytë. Trajneri Leonardo Jardim ka piketuar Vedat Muriqin si objektivin kryesor për merkaton e janarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!