Dikur si shok ekipi tek Arsenal, sot shok dhe partner te klubi italian i Como-s.
Ky është fati që së shpejti do të lidh Fabregas, lojtar dhe aksioner i klubit buzë liqenit, dhe Thierry Henry, ish-sulmues dhe trajner. Legjenda e futbollit francez, ka blerë disa aksione të klubit dhe për këtë arsye do të jetë e dukshme prania e tij në tribunat e Sinigaglia sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se Fabregas u bashkua me klubin italian të Como si lojtar i lirë dhe prania e tij te ky klub u prit me një festë të jashtëzakonshme./ h.ll/abcnews.al