E bujshme, Ronaldo e Juventus nën hetim në Korenë e jugut

schedule09:39 - 20 Gusht, 2020

schedule 09:39 - 20 Gusht, 2020

Ronaldo, Juventus dhe një kompani që organizoi një miqësore mes bardhezinjve dhe një seleksioni të kampionatit koreano-jugor, do të duhet të përballen me drejtësinë me akuzën e mashtrimit, nëse hetimet vijojnë dhe akuzat konfirmohen.

Ky është lajmi që raportohet në Korenë e Jugut, nga “KBS News” dhe deri më tani kjo çështje ka mbetur në prokurori, pasi pala italiane as nuk u ka kthyer një përgjigje autoriteteve të shtetit aziatik. Kur kjo të ndodhë, atëherë hetimi do të rifillojë.

Ndeshja e luajt një vit më parë, por ylli portugez i Juventusi nuk u paraqit. Organizatorët kishin reklamuar me Juventusin dhe Ronaldo kishte qenë në poster.

Sigurisht tifozët nuk kanë dashur ta humbin mundësinë që të shihnin Ronaldon në fushë, por kjo dëshirë nuk u është bërë realitet.

Portugezi nuk ishte i pranishëm në atë përballje. Arsyeja tjetër e hetimit lidhet edhe me reklamimin e kompanive të basteve në posterat e ndeshjes, gjë që në Korenë e Jugut është e ndaluar me ligj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!