Lajmet që vijnë nga Spanja i bëjnë tifozët e Milanit të dridhen, tashmë kryesisht në mosmarrëveshje të hapur me klubin.
Bayern Munich tashmë ka një marrëveshje me Theo Hernandez për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar francez në Bundesliga në verën e ardhshme. Bavarezët, të cilët duket se janë të destinuar të humbasin Alphonso Davies në drejtim të Madridit, e kanë patur vëmendjen te anësori i Milanit prej disa kohësh.
“Mundo Deportivo” flet për një marrëveshje në parim të gjetur tashmë mes Bayern dhe Theo Hernandez, pavarësisht një kontrate të vlefshme deri në vitn 2026 dhe deklaratave të francezit. Për gazetën spanjolle, Theo mund të jetë lojtari i sakrifikuar për të mbledhur para dhe për të vazhduar ristrukturimin e skuadrës së kuqezinjve në verë.
Gjithashtu theksohet se Manchester United, Chelsea dhe Al Hilal janë gjithashtu ndër klubet e interesuara për Theo Hernandez, por ata raportojnë se anësori i Milanit preferon transferimin në Bavari./h.ll/abcnews.al