E bujshme nga Rai 2: Lajme për shitjen e mundshme të Juventusit

schedule10:42 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 10:42 - 2 Dhjetor, 2022

Hetimi për pagat te Juventusi po shkakton diskutime në të gjithë botën e futbollit.

Pas dorëheqjes së të gjithë bordit drejtues të Juventusit, pyetet se cili do të jetë fati i klubit, i cili është në një rrezik vërtet të madh mes gjobave, pikëve të dënimit dhe rënies nga Serie A.

Më tej edhe UEFA vendosi të hapë një hetim për të parë qartë shkeljet e dyshuara financiare të bardhezinjve.

Zazzaroni i bindur: Juve rrezikon gjithçka

Duke folur në Che c’è di nuovo, një program i transmetuar në Rai 2 i drejtuar nga Ilaria D’Amico, gazetari Ivan Zazzaroni ndërhyri për këtë çështje për të thënë fjalën e tij, duke bërë një bilanc të situatës.

SHITJA E KLUBIT  “Ndër skenarët afatgjatë të procesit, nuk mund të përjashtohet edhe një shitje e Juventusit. Në Londër kemi kohë që flasim për të”.

ÇFARË RREZIKON JUVE “Nuk mund të përjashtohet çdo mundësi në lidhje me hetimin: gjobë, heqje pikësh, apo rënie nga Seria A”. /G.D abcnews.al/