Kylian Mbappe do të konsiderohet si lojtar i Real Madrid duke filluar nga 1 korriku.
Ylli francez, raporton “Marca”, nënshkroi kontratën me “Los Blancos” rreth dy javë më parë. Gjithçka është kryer dhe tashmë klubi i PSG-së do të jetëojë maujt e fundit me 25-vjeçarin në skaudër.
Florentino Perez, i cili e ka ndjekur ish-lojtarin e Monaco për një kohë të gjatë, vendosi kapakun kësaj telenovele. Një kontratë pesëvjeçare për sulmuesin deri në vitin 2029 me fanellën e Real Madrid dhe një pagë rreth 20 milionë euro në vit. Ditët e fundit, PSG ishte përpjekur të bënte një kontakt të fundit për të paraqitur një ofertë të re, por asgjë nuk u pranua nga Mbappe pasi francezi e kishte bërë zgjedhjen e tij./h.ll/abcnews.al