Koronavirusi po shtrihet kudo dhe mbrëmjen e kaluar u regjistruan dy rastet e para me COVID-19 në futbollin britanik. Infektimi i trajnerit Mikel Arteta dhe sulmuesit Hudson-Odoi detyroi Federatën të pezullonte çdo kampionat deri në ditët e para të prillit.
Ky muaj do të jetë deciziv për vendimet që do të merren, ndërsa një lajm befasues vjen nga Anglia. Sportsmail raporton se klubet e Premier League nuk kanë ndërmend të kthehen më në fushë për këtë sezon.
Të gjithë janë të shqetësuar për shëndetin e lojtarëve dhe stafit teknik. Sipas tyre, kampionati e ka humbur integritetin dhe gjithçka ka ndryshuar. Një kaos i madh, që komplikon edhe më shumë situatën e jashtëzakonshme që është krijuar. /abcnews.al