Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur ekipin e ri, të paktën kështu pretendohet nga Don Garber, komisionari i MLS. Sipas Garber, suedezi do ta vijojë karrierën në Serie A dhe te klubi i Milanit, aty ku ai ka qenë edhe më parë dhe ruan një respekt të veçantë, sidomos që tani është edhe Maldini aty si drejtues.
“Zlatan është një personazh interesant dhe ne kemi nevojë për këtë lojtarë, sikurse ndodhi me Beckhan vite më parë. Ai është 38 vjeç tani dhe tani do të shkojë te Milani, një nga klubet më të rëndësishme në botë”, është shprehur fillimisht Garber për ESPN.
Më tej ai shtoi: “Ai pothuajse i ka thyer të gjitha rekordet me golat e shënuar në dy vite. Shpresoj të qëndrojë, por kjo varet nga Galaxy. Jam i lumtur që e kam këtu dhe më pëlqejnë momentet me të, sidomos kur flet për vete duke përdorur veten e tretë”. / abcnews.al