Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika. Orët e fundit po qarkullon lajmi që Lionel Messi është një nga objektivat e merkatos së skuadrës së njohur amerikane.
Inter Miami kërkon shërbimet e yllit të Argjentinës dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë drejtuesi i skuadrës amerikane.
Përgjatë një interviste për “Mundo Deportivo”, drejtuesi Xavier Asensi ka konfirmuar se ai dëshiron të transferojë Messin në Miami, por gjithçka varet nga vetë zgjedhja e lojtarit. Messi sakaq ka edhe një vit kontratë me PSG.
“Varet nga ai dhe vullneti i tij. Ne duam të kemi lojtarët më të mirë në botë dhe mendoj se Messi është më i miri i historisë. Është një nga objektivat e klubit tonë”, ka theksuar Asensi. /f.a/abcnews.al