E bujshme/ Me Benzema apo Ronaldon në ekip? Emisarët sauditë në Londër për Kante

schedule12:55 - 6 Qershor, 2023

schedule 12:55 - 6 Qershor, 2023

Futbolli në Arabinë Saudite duket se do të ndërtojë një ligë me të gjithë yjet e botës. Cristiano Ronaldo dhe Benzema, në kërkim Messi, Modric dhe Dzeko, ndërsa tashmë, një tjetër emër i madh në listë.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, gazetarit të njohur italian, emisarë nga Arabia Saudite janë në Londër për të prezantuar një ofertë zyrtare për N’Golo Kante.

Dy klube janë në qoshe të cilat presin me padurim të kuptojnë dëshirën e mesfushorit francez. Al Ittihad, klubi në të cilin do të jetë sezonin e ardhshëm Benzema dhe Al Nassr i Cristiano Ronaldos janë dy destinacionet e mundshme të Kante.

Thuhet se paga e tij do të jetë 100 milionë euro në sezon, gjithashtu do të përfshihen të drejtat e imazhit dhe reklamave./h.ll/abcnews.al