E bujshme, mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite kërkon blerjen e Manchester United

schedule13:51 - 21 Tetor, 2019

schedule 13:51 - 21 Tetor, 2019

Interesimi arab për Manchester United vazhdon. Pavarësisht insistimit të familjes Glazers për të mos e shitur klubin, oferta e fundit mund të fusë çdokënd në dilema të mëdha.

The Mirror raporton se Mohammed Bin Salman, mbreti i ardhshëm i Arabisë Saudite, ka shprehur dëshirën për të blerë “Djajtë e Kuq”. 4.5 miliardë euro është oferta që pritet të bëjë ai për të bindur pronarët amerikanë që të heqin dorë.

Mohammed Bin Salman

Kjo është shumë më e madhe që është ofruar ndonjëherë për blerjen e një klubi. Tani pritet përgjigja e familjes Glazers, që zotërojnë klubin e madh anglez prej vitit 2004. 33-vjeçari kontrollon një pjesë të pasurisë së madhe të familjes mbretërorë saudite, që mendohet se kap shifrën e frikshme të 1.4 trilionë dollarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!