E bujshme, Malaga refuzon 2 milion euro nga klubi katalanas për Baren

schedule19:12 - 19 Korrik, 2020

schedule 19:12 - 19 Korrik, 2020

Një lajm i bujshëm nga Spanja: Malaga ka refuzuar plot 2 milion euro për Keidi Baren. Mesfushori shqiptar është nxjerrë në shitje nga klubi i La Liga 2, që kërkon një shifër mbi 3 milion euro për shërbimet e futbollistit kuqezi.

Kjo pasi bardheblutë janë 5 milion euro minus në bilancat e klubit dhe duan që të shesin lojtarët e tyre për shuma të konsiderueshme, që të balancojnë aspektin ekonomik. Ka qenë AS që ka zbuluar ofertën e Espanyol, klubit katalanas, për kartonin e Keidi Bare.

Këtë sezon, Bare është rritur shumë dhe ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Malaga. Gjithashtu, edhe Sadiku ka bërë një sezon shumë të mirë, por Levante përfiton nga kartoni i tij. Malaga pret ende një ofertë mbi 3 milion euro për shërbimet e mesfushorit të kombëtares kuqezi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!