E BUJSHME! Karius kushton shumë, një shqiptar kandidati kryesor

schedule13:42 - 27 Nëntor, 2019

schedule 13:42 - 27 Nëntor, 2019

Loris Karius po mbron për të dytin sezon portën e Besiktas, që e ka huazuar portierin nga Liverpool. Portieri gjerman nuk po paraqitet keq këtë sezon në Turqi, por në verë i përfundon kontrata dhe për ta mbajtur në ekip duhen paguar 8 milionë euro.

Bardhezinjtë po i paraprijnë gjërave dhe në Turqi zbulojnë një lajm mjaft interesant. Në fundjavë, kundër Balikesirspor, skautët e klubit kanë parë nga afër portierin e Menemenspor, Gentian Selmanin.

Portieri i Shqipërisë U21, i cili është ftuar nga Reja e Panucci edhe në kombëtaren e madhe, po paraqitet mirë në ligën e dytë turke. Në gjashtë ndeshjet e fundit ai ka pësuar vetëm një gol, ndërkohë që raportohet se Besiktas e ka pëlqyer Selmanin.

Menemenspor normalisht do të ishte i gatshëm të bisedojë për shitjen e tij, kurse 21-vjeçari me siguri nuk do t’i thoshte “jo” një propozimi të tillë. Sigurisht nëse shikohet si pasues i Karius, për të luajtur titullar. Selmani i ka idetë e qarta dhe për momentin e shikon shumë të rëndësishme të luajë si titullar.

ABC News mëson se edhe më parë Selmani ka qenë në shënjestrën e Besiktas. Bëhet fjalë për periudhën kur ishte tek Laçi në Superiore, por asokohe llogaritej si rezervë, ose ndoshta edhe për t’u huazuar diku tjetër nga gjiganti turk. I riu vendosi të qëndronte në kampionatin shqiptar, për të kaluar verën që shkoi te Menemenspor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!