Mbrëmjen e së hënës, kombëtarja portugeze siguroi një biletë për 1/8 e finales së Botërorit.
Skuadra e Fernando Santos ka mundur 2-0 Uruguain. Të dy golat i takuan Bruno Fernandes, megjithëse goli i parë i takoi Cristiano Ronaldos. Sulmuesi u hodh drejt topit, por nëse e preku atë është një mister. Asnjë përsëritje e vetme nuk i jep një përgjigje të qartë kësaj pyetjeje.
Ndërkohë, Federata Portugeze e Futbollit do t’i japë FIFA-s dëshmi se Cristiano Ronaldo ka prekur topin, raporton El Chiringuito.
Ronaldo nuk e kupton pse iu dha një gol në Kupën e Botës. /G.D abcnews.al/