E bujshme, Fakiç e Qormemeti “braktisin” Skënderbeun?

schedule19:48 - 19 Shtator, 2019

schedule 19:48 - 19 Shtator, 2019

Kampionët e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës, është në një periudhë ndryshimesh në stafin drejtues. Kuqezinjtë tetovarë synojnë që të përforcojnë edhe më shumë stafin e tyre. Sot është mësuar se menaxheri i mirënjohur, Shkumbin Qormemeti dhe drejtori i Skënderbeut, Haris Fakiç, mund të jenë pjesë e Shkëndijës.

Kampionët e Maqedonisë bënë një tjetër sezon të shkëlqyer në kampionat, duke u shpallur sërish kampionë, por në Kupat e Europës, ishin zhgënjyes. Ardhjet e Qormemetit dhe Haris Fakiç pritet që të përforcojnë edhe më shumë ekipin maqedonas, që synon të ecë sa më shumë në kompeticionet europiane verën e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!