E BUJSHME/ Deklarata e papritur e Conor McGregor, braktis MMA-në

schedule07:52 - 7 Qershor, 2020

schedule 07:52 - 7 Qershor, 2020

Dita e sotme ka nisur me një lajm jo të mirë për tifozët e MMA, pasi ylli i këtij sporti, Conor McGregor, ka njoftuar tërheqjen. Në fakt e ka bërë diçka të tillë edhe më parë dhe më pas fansat e kanë parë sërish të luftojë brenda hekzagonalit.

 

“Përshëndetje njerëz, kam vendosur ta mbyll me luftimet. Faleminderit të gjithë për kujtimet e mrekullueshme. Çfarë udhëtimi ka qenë! Këtu është një fotografi e imja me nënën, në Las Vegas, në një nga titujt e mi botërorë. Ju dua të gjithëve”, shkruan McGregor në llogarinë e tij në Twitter.

TËRHEQJET E MËPARSHME – McGregor të njëjtin njoftim e kishte bërë edhe në vitin 2016, më 19 prill. “Famëkeqi” u rikthye dhe katër muaj më vonë mori hak për humbjen që pësoi me Nate Diaz, madje shumë shpejt u bë luftëtari i vetëm që mbante dy rripa njëkohësisht, në UFC.

Historia e tërheqjeve u përsërit edhe në mars të vitit 2019, më 26, kur ai u shpreh se po tërhiqej nga “Mixed Martial Arts”. Vendimi i tij ndryshoi dhe mposhti më pas Donald Cerrone, që në raundin e parë. McGregor është luftëtari më i paguar në historinë e UFC dhe normalisht vendimi i marrë së fundmi do të peshohet mirë nga ai, pasi sigurisht që do të cenoje të ardhurat e tij. /abcnews.al