E bënë nga Kili dhe tani i marrin intervistë, historia e çuditshme e Malotës

schedule11:55 - 30 Nëntor, 2020

schedule 11:55 - 30 Nëntor, 2020

Gjatë viteve 2012-2013 Kili nisi të kërkojë për lojtarë jashtë vendit dhe mes emrave të shumtë u shfaq edhe ai i Renato Malota. Një gabim i Transfermarkt dërgoi gazetarë të shumtë të kontaktonin me Malotën për ta intervistuar dhe e pyetur nëse do të ishte i gatshëm të bashkohej me kombëtaren e Kilit.

 

 

Malota për mediet tona e kishte shpjeguar se ishte veçse një gabim, por kurrë më parë nuk kishte folur për një medie nga Kili. Këtë mbrojtësi i Laçit e ka bërë së fundmi për mediet e vendit latin, ku tregon vitet kur e telefononin gazetarë pafund dhe mundësinë e origjinës së tij nga Kili.

HISTORIA E VJETËR – “Të them të drejtën, shtatë apo tetë vite më parë disa gazetarë nga Kili më shkruan për këtë dhe ishte hera e parë që dëgjova për kombësinë time të supozuar kiliane. Nuk kam qenë kurrë në Kili, por kam dëgjuar shumë gjëra të mira për atë vend”.

PREJARDHJA? – “Jo, babai im nuk është kilian. Ndoshta kemi ndonjë paraardhës nga Kili, por nuk e di. Do të doja të dija më shumë rreth kësaj teme, jam kurioz”.

ORIGJINË E VJETËR – “Të gjithë njerëzit do të donin të dinin origjinën e tyre. Me siguri ka një paraardhës kilian… Por në një moment u tha se unë u transferova në ekipin e Deportes Valdivia dhe nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam qenë në Kili, prandaj nuk kam luajtur kurrë në një klub të atij vendi”.

 

KONTAKT ME FEDERATËN E KILIT? – “Po, për fat të mirë kam luajtur për kombëtaren shqiptare dhe me Federatën e Kilit nuk kam pasur kurrë kontakt. Në të vërtetë, e vetmja gjë që di për këtë histori është ajo që më thanë gazetarët në atë kohë”.

KILI – “Unë di shumë gjëra për futbollin kilian, por për vendin dhe jetën, shumë pak. Do të doja të shkoja një ditë”.

KAMPIONATI KILIAN – “Pse jo? E di që është një kampionat i fortë dhe të gjithë do të dëshironin të luanin atje”.

FUTBOLLISTËT KILIAN – “Dikur më pëlqente shumë Ivan Zamorano, ai ishte një kafshë. Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal po ecin shumë mirë sot, ata janë lojtarë të pabesueshëm”, u shpreh Malota. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!