E bën të ditur edhe kapiteni i Interit, Lautaro: Asllani është e ardhmja

schedule10:31 - 21 Maj, 2024

schedule 10:31 - 21 Maj, 2024

Lautaro Martinez, kapiteni i Inter mendon se Kristjan Asllani është lojtari i së ardhmes për zikaltërit. Në një intervistë të fundit, argjentinasi zbuloi bisedën në fillimin e sezonit me mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, duke i dhënë atij një këshillë shumë të vlefshme.

Titulli? Është një kënaqësi që zgjat për të gjithë jetën. Inter është shtëpi ime, kështu jam ndjerë nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka shoqërisë dhe tifozerisë zikaltër, ta ngrija trofeun si kapiten ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës i kam thënë që në fillim që një kapiten ka nevojë për të gjithë, dhe ata më kanë mbështetur gjithnjë. Një shembull? Në fillimin e sezonit fola me Asllanin dhe i thashë se duhej të “gjallërohej” pak, të bënte më shumë. Nuk më foli për disa ditë, por pastaj më falenderoi, ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes”.

Nga ana tjetër, sulmuesi shprehet se nuk do të ketë surpriza për të ardhmen e Lautaro Martinez. Është vetë argjetinasi, i cili edhe njëherë thekson se është shumë pranë akordit për të rinovuar kontratën me zikaltërit, madje po mendon edhe objektivin e radhës. Sipas tij, tashmë Inter është i detyruar të mendojë për të fituar Champions League.

“Jam shumë afër akordit, mungojnë vetëm disa gjëra të vogla. Kjo situata që po kalon klubi mund ta vonojë pak, por nuk ka asnjë problem. Objektivat? Nuk dua të zgjedh mes disa objektivash, por mendoj se hapi i radhës është Champions League. Ishte një ëndërr të ishim aq pranë në Stamboll, ndërsa këtë sezon më ka mbetur “peng” ndeshja me Atletico Madrid.

Do të doja që ndeshjen e dytë në Spanjë ta riluaja sërish. Nëse do të kishim shfrytëzuar rastet dhe të shënonim më shumë, historia do të ishte ndryshe”.

Ndërkohë, Lautaro zbulon se nuk ka më asnjë kontakt me Romelu Lukakun që prej verës së shkuar.

“Nuk kam folur më me Lukakun, nuk m’u përgjigj dhe për mua gjithçka mbaroi aty. A jam në nivelin e Mbappe dhe Haaland? Po, e thonë numrat dhe trofetë. Nuk kanë asgjë për t’i pasur zili”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!