E bardha është ngjyra e verës dhe është ideale për ta veshur në këto ditë të nxehta. Por për ta bërë sa më interesante duhet një kombinim perfekt. Investoni në pëlhura të freskëta, linja të lehta që e lejojnë lëkurën të marrë frymë, fustane dhe funde të bardha.
Pamja bohem e verës kërkon gjithashtu një fund kombinuar me një triko të bardhë. Shtoni në garderobë një fustan të gjatë të bardhë dhe kombinojeni me një çantë në të njëjtën ngjyrë. Mos harroni dhe aksesorët!
Këmisha e bardhë është gjithashtu një veshje që duhet ta keni me patjetër. Mund ta kombinoni me një fund xhins të bardhë për një pamje më joshëse. Mund t’i kombinoni me një palë syze të bardha dhe një gjerdan në forme guacke.
Këmisha e gjatë e bardhë mund të vishet edhe si një fustan mini. Mos hezitoni ta kombinoni fustanin e bardhë me këpucët e bardha. /abcnews.al