E arrestuar për korrupsion/ Apeli lë në fuqi dënimin me 2.8 vite burg për ish sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

schedule11:25 - 10 Maj, 2024

schedule 11:25 - 10 Maj, 2024

Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro të arrestuar për korrupsion.

Duro akuzohet se ka marrë ryshfet shumën prej 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë “Dricons” që garonte për një tender.

Shuma e parave i është dërguar në zyrë Joana Duros nga Laura Shteto. Kjo shumë parash është dhënë nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator i kompanisë, që ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi në fjalë.

Gjithashtu, i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë kompanisë në pronësi te Topit, ka marrë shumën e parave dhe ia ka dërguar Shtetos./abcnews.al