E ardhmja te Milan, flet Rangnick: Më pëlqen aventura, por…

schedule14:38 - 8 Maj, 2020

schedule 14:38 - 8 Maj, 2020

Hipoteza për të parë trajnerin gjerman, Ralf Rangnick, nën drejtimin e Milanit, përforcohet pas deklaratave të fundit nga 61 vjeçari. Në një intervistë për “Bild”, trajneri zbuloi kontaktet qe ka pasur me kuqezinjtë, teksa është i hapur për një aventurë të re, por nuk kërkon të rrezikojë.

“Ata më pyetën nëse ekziston një mundësi për të bashkëpunuar, kështu që unë njoftova agjentin tim, teksa janë zhvilluar bisedime mes palëve. Nuk e mohoj se e ardhmja ime mund te jetë në Milano.

Në futboll, asgjë nuk mund të përjashtohet, por klubi ka probleme të tjera tani. Më pëlqen aventura, por nuk duhet të jetë një mision vetëvrasës. Unë nuk dua të jem mendjemadh, por numri i klubeve qe mund të më interesojnë është mjaft i kufizuar”, u shpreh Rangnick./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!