Franck Ribery ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Fiorentinës, që ka ndërmend të zgjasë bashkëpunimin me kampionin francez. GDS raporton se klubi nga Firence ka një kusht për rinovimin: 38-vjeçari duhet të përgjysmojë rrogën sezonale prej 4 milion eurosh.
Një tjetër klub i Serie A është i interesuar për Ribery. Flasim për Lazion, që po përgatit një ofertë për lojtarin ofensiv. Igli Tare beson se “veterani” francez ka ende për të dhënë dhe kualiteti e eksperienca e tij do të jenë të vlefshme për ekipin e Inzaghit.
Ribery shihet si partneri ideal i goleadorit Ciro Immobile në repartin e sulmit. Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, po monitoron situatën dhe së shpejti do të nisë negociatat me agjentin e lojtarit, i cili këtë sezon numëron 2 gola dhe 7 asiste. /abcnews.al