E ardhmja në MLS, rekordi i Pele dhe pensionimi: Neymar i zbulon të gjitha

schedule13:10 - 21 Shkurt, 2022

schedule 13:10 - 21 Shkurt, 2022

Neymar, ylli brazilian i PSG, ka folur së fundmi  dhe nuk e ka problem ta prekë edhe temën e të ardhmes, si dhe pensionimin në moshën 32-vjeçare.

“Ishte një shaka e bërë me miqtë kur thash se do të tërhiqem në moshën 32-vjeçare. Nuk e kam të qartë kur do të tërhiqem, do të luaj për aq kohë sa ta jem mirë mendërisht.

Nëse shëndeti im mendor dhe fizik është në rregull, do të vazhdoj. Kontrata ime me PSG-në do të skadojë kur të jem 34 vjeç, kështu që deri atëherë do të vazhdoj patjetër”.

“Rikthim në Brazil? Nuk e di nëse do të kthehem në Brazil. Unë kam disa dyshime për këtë gjë. Do të doja të luaja në Shtetet e Bashkuara. Do të doja ta luaja për të paktën një sezon”.

“Rekordi i Pele? Qëllimi që të gjithë duan të arrijnë është fitimi i Kupës së Botës. Do të ishte një nder të bëhesha golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit dhe do të isha gënjeshtar nëse do të thosha se nuk më intereson. Është një nga synimet e mia personale dhe shpresoj ta arrij. Shpresoj të kaloj Pelen, ai është një idhull për të gjithë në Brazil”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!