E ardhmja, kartoni dhe interesimi i Interit: Agjenti i Kumbullës sqaron situatën

schedule20:10 - 24 Nëntor, 2019

schedule 20:10 - 24 Nëntor, 2019

Garës për shërbimet e Marash Kumbullës i është bashkuar edhe Interi. Agjenti i lojtarit e konfirmon diçka të tillë në një prononcim për FC Internews. Gianni Vitali ka folur rreth së ardhmes së një prej zbulimeve të këtij sezoni në Serie A.

19-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik dhe shumë klube të mëdha po ndjekin me interes ecurinë e tij. Vitali sqaron gjithçka, teksa shpjegon se pse lojtari i kombëtares shqiptare nuk ka një çmim kartoni për momentin.

Inter është i interesuar dhe po e monitoron Kumbullën. Klubi zikaltër është gjithmonë i vëmendshëm ndaj lojtarëve të rinj, të cilët bien në sy me paraqitjet e tyre. Për momentin nuk asnjë tratativë mes Interit dhe Veronës.

Lojtari pëlqehet shumë në Serie A por edhe jashtë Italisë. Verona nuk i ka vendosur ende një çmim, sepse asnjë klub nuk është ulur në tryezën e bisedimeve për të diskutuar konkretisht me drejtuesit e klubit. Në fund të kampionatit do të përcaktohet gjithçka dhe Kumbulla do të ketë një çmim konkret“, përfundon agjenti i lojtarit shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!