Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ardhmja, Kane: Mos më pyesni në këto momente, e kam mendjen diku tjetër

schedule15:57 - 28 Mars, 2021

schedule 15:57 - 28 Mars, 2021

Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Kapiten te Tottenham dhe kombëtarja angleze, teksa interesimi për shërbimet e tij është i madh. 27-vjeçari ka dhënë një prononcim për Sky Sports UK, aty ku komenton zërat që e lidhin me një largim nga Spurs.

E ardhmja? Mendoj se është një pyetje e vështirë, të cilës nuk mund t’i përgjigjem në këto momente. Tani ka rëndësi të përqendrohem në ndeshjet e kombëtares dhe mbyllja e sezonit me Tottenham.

Më pas do të mendoj për Europianin. Fokusimi te thashethemet e merkatos do të ishte e dëmshme për performancat e mia, tentoj të qëndroj sa më larg zërave rreth së ardhmes time“, deklaroi kapiteni i Anglisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!