Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërsa vazhdon stërvitjen individuale që të kthehet sa më shpejt të stërvitet me grupin.
Sulmuesi suedez vazhdon e shfaq probleme fizike, ndërsa është në pritjen e plotë të rikuperimit të tij. 40-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në një intervistë për “AS” suedezi është shprehur se e ardhmja e tij do të jetë futbolli.
“E ardhmja ime është futbolli, bota ime është futbolli. Më vjen keq që për momentin nuk mund të luaj. Kjo më jep shumë dhimbje, sidomos tani që skuadra po shkon mirë. Dua të jem atje dhe ta ndihmoj skuadrën. Që kur kam ardhur këtu, ne kemi bërë gjëra të mëdha dhe tani na mbetet vetëm një gjë, të fitojmë trofe. Ne po luftojmë dhe po punojmë për këtë, nuk dorëzohem derisa të fitoj me këtë ekip”, ka theksuar Ibra. /f.a/abcnews.al